Sherr për buxhetin në KLP, Stojani akuza kryetares: Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi?

Diskutimi mbi projektbuxhetin e vitit pasues ka nxehur së tepërmi gjakrat në KLP. Në mbledhjen e së hënës, anëtari Sokol Stojani shigjetoi ashpër kryetaren e Këshillit, Mirela Bogdani, për mungesë të vizionit dhe për një drejtim katastrofik të këshillit. Stojani e ka vlerësuar si të pakuptimtë garantimin e pagave si prioritet dhe po ashtu, parashikimin e 15 “retreat-eve” për KLP, që janë në vetvete organizime disa-ditore jashtë institucionit, kryesisht udhëtime jashtë kryeqytetit.

”Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i pagave. Oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni. Pastaj thotë, se do bëjmë parashikime, 15 retreat-e. 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Çfarë jemi këtu? Si do kthehet kjo, në KLP TRAVEL?! Të lutem shumë”,-thotë Sokol Stojani, anëtar i KLP.

Sipas anëtarit Stojani, veprimet e titullares Bogdani gjatë sezonit veror kishin çuar jo vetëm në keqfunksionimin e institucionit, por ishin deri në kufijtë e kryerjes së një vepre penale prej saj. ”Në mënyrë abuzive, zonjë kryetare, ju keni ndikuar te kryesekretaria që të mos protokollohen gjërat. Të mos protokollohen kërkesat, ankesat, korespondenca dhe çfarëdo lloj gjëje, qoftë nga qytetarët, qoftë nga personeli i brendshëm i institucionit. Ju, në mënyrë abuzive, keni anuluar, megjithëse ishit me leje dhe nuk kam asgjë, absolutisht, për lejet. Ai ikën në plazh, ai ikën në mal. Por ikët në plazh dhe, në kundërshtim me ligjin, nuk njoftuat zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm që të vijonte normalisht institucioni. Nëse ju nuk arrini të perceptoni drejt gjëra elementare”,-tha Stojani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të ishte turpëruese për KLP dokumenti që ju dha magjistratëve të rinj për prokurorë dhe po ashtu edhe ceremonia e emërimit të tyre. ”Dokument pa titull. Dokument që nuk ka asnjë titull, asnjë lloj emërtimi. Dokument që nuk mund të quhet dokument. Ja keni dhënë atyre. Na keni vënë ne që të japim një gjë turpëruese për magjistratin. Ky është eventi më i rëndësishëm që ka magjistrati. Dhe çfarë bëhet? Si vaki. Si vaki, nuk u organizua. Nuk u morën as familjarët e tyre për të ndarë gëzimin. Nuk u ftuan as prokurorët e rretheve për t’i mirëpritur. Nuk u ftuan as personalitetet e lartë të shtetit, siç duhet të ishin”,-tha më tej Stojani. /A2cnn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?