Shëtitorja buzë detit në Durrës, Rama poston pamjet nga punimet: Shton hapësirat për pushuesit
Në Durrës kanë nisur një seri investimesh madhore që kanë hapur një kapitull të ri zhvillimi për qytetin bregdetar.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga faza e dytë e punimeve për shëtitoren në bregdet, një investim i rëndësishëm që pritet t’i japë kësaj zone një pamje dhe hapësirë të re, moderne e tërheqëse për qytetarët dhe turistët.
Rama informon se aktualisht po punohet për zgjerimin e brezit të rërës përgjatë gjithë gjatësisë së plazhit, ndërhyrje që do të krijojë më shumë hapësirë për pushuesit. “Projekti përfshin një shtrirje prej rreth 3,2 kilometrash, nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Konvaleshencës, që synon rehabilitimin e plotë të vijës bregdetare”, shkruan Rama.
Ky projekt do ta transformojë këtë pjesë të shëtitores buzë detit në një hapësirë urbane shumë më tërheqëse, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së ofertës turistike të portës së Adriatikut.
KOHA JONË SONDAZH

