Shihni fantazma? Konsultohuni me një okulist!

Nëse keni parë ndonjëherë fantazma apo demonë ju ndoshta keni kërkuar menjëherë në Google për ndonjë ekzorcist që e trajton këtë “sëmundje”.

Por do ishte më mirë që të konsultoheshit me ndonjë okulist, paralajmërojnë ekspertët e syve.

Kjo mund të jetë një shenjë e një sindrome të rrallë që mund të ndikojë te të gjithë ata që kanë përjetuar probleme me shikimin.

Ekspertët besojnë se ky është një problem i syve ku njerëzit mund të shohin cdo lloj iluzioni të cuditshëm.

David Allamby, një kirurg i ndërhyrjes me lazer në sy, beson se përvoja surreale është më shumë se një rezultat i gjendjes së shikimit.

Ai shton: “Nuk është për tu habitur që të sëmurë të tillë natyrisht  supozojnë se kanë pasur një përvojë paranormale ose të mbinatyrshme. Realiteti, sidoqoftë, është se ata kanë parë thjesht një simptomë të dickaje që nuk janë të vetëdijshëm. Nëse jeni duke parë fantazma, zana, demonë apo dhe alienë, ju duhet të bëni një test të syve menjëherë përpara se gjendja të përkeqësohet.”

3c1ac22000000578-4117774-image-a-44_1484324661262

SHKARKO APP