Shkarkimi i Manjanit, Balla i përgjigjet Bashës dhe Blushit

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me shkarkimin e ministrit Ylli Manjani. Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Basha është i vetmi lider në botë që kërkon shpjegime kur shkarkohet një ministër. Mirëpo, Balla nuk ka lënë pa ironizuar edhe deputetin Ben Blushi.

“Luli mund te jete i vetmi ‘lider’ opozite në botë që kur shkarkohet një ministër kërkon shpjegime se pse u shkarkua. Madje shkon deri aty sa merr në mbrojtje edhe ministrin e shkarkuar. Po kështu edhe Saliu dhe po njësoj edhe Ben Blushi, Luli tjetër i Saliut!

E si te mos ketë debate në koalicion kur opozita bën gare kush e mbron më shumë një ministër që shkarkohet”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?