Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti vendimin nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

Avokati Spartak Ngjela thotë se shkarkimi i Erion Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk ka asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.

“Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po sikur të marrë pafajësi për gjykim, çfarë ndodh? Kush do hyjë në burg? E kuptoni se si ngërthehen kot çështjet juridike”,-tha Ngjela.

Nga ana tjetër, avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e PS. ”Nuk rrëzohen. Kush del t’i rrëzojë ju lutem? Ku e kanë fuqinë? Kryetari i partisë tjetër është non grata në Amerikë, mbaron biseda. Nuk kanë dhe vota, i kanë humbur thellë. Po kjo goditja që i bënë Velisë e ka dëmtuar Partinë Socialiste? Nuk besoj se e kanë dëmtuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?