FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, nuk mbrojtën ish vilën-fondacion kulturor i huaj

Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Mësohet se arsyetimi pas shkarkimit të Prodës është mos garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj.

Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?