Shkarkohet nga puna për përdorim të tepruar të Facebook

Gjykata daneze ka mbështetur vendimin e kompanisë Vestas që nga vendi i punës të shkarkojë punonjësin i cili ka përdorur internetin e punës për të përdorur Facebook-un. Siç shkruajnë mediat daneze, punonjësi i cili në këtë kompani ka kaluar gjithsej 15 vite, ka marrë si këmbim një pagesë prej rreth 20.000 dollarë.

Ky punonjës kinse gjatë ndërrimit të natës përdorte Facebook-un, u përgjigjej e-maileve privatë dhe realizonte veprime të tjera. Të nesërmen ai u shkarkua sepse, siç thuhet, në vendin e punës ka përdorur internetin më shumë se dy ore për qëllime personale, gjë e cila nuk është në përputhje me rregullat e brendshme të kompanisë.

SHKARKO APP