Shkenca: Rrisni fëmijë të shëndetshëm duke i ushqyer si japonezët
Një studim i revistës mjekësore The Lancet shpjegon që nga të gjitha kulturat e botës, fëmijët që kanë lindur dhe janë rritur në Japoni jetojnë më gjatë dhe bëjnë jetë më të shëndetshme. Një nga arsyet më kryesore? Ka të bëjë me mënyrën si familjet i manaxhojnë vaktet dhe i zgjedhin ushqimet e tyre. Rezultati është që fëmijët japonezë mund të jetojnë deri në moshën 73-80 vjeçare pa vuajtur nga sëmundje apo probleme serioze. Në Amerikë pritshmëritë për jetëgjatësinë e fëmijëve të lindur ditët e sotme janë rreth 65-76.
Ju prezantojmë me Naomi Moriyama, një shkrimtare e rritur në Japoni, por që jeton në New York. Së bashku me bashkëshortin e saj,William Doyle, ajo ka shkruar librin Secrets of the World’s Healthiest Children, i cili ekzaminon mësimet që familjet amerikane mund të marrin nga ato japoneze. Këto janë 7 momentet më të rëndësishme për Moriyama.
1. Përdorni pjata më të vogla
Ky është një nga ndryshimet më të lehta për t’u bërë. Nëse pjatat në familjen tuaj janë relativisht të mëdha, zëvendësojini me pjata më të vogla, të stilit japonez. Madje mund të mos ju duhet të shpenzoni aspak para për to, shkruan Moriyama. “Thjesht bëni pak pushim nga pjatat e mëdha të servirjes së vakteve.”
2. Inkurajoni aktivitetin fizik
Pothuajse çdo fëmijë në Japoni ose ecën për në shkollë ose nget biçikletën. Në përgjithësi, fëmijët japonezë kalojnë një pjesë më të madhe të ditës të angazhuar me aktivitete fizike në krahasim me amerikanët. Nuk është më një lajm surprizues për askënd që ka fëmijë në shkollë fillore. Prindërit kudo në botë i çojnë fëmijët në shkollë me makina ose mjete të tjera transporti dhe aktivitetet fizike janë shumë të limituara.
3. Angazhojini fëmijët në gatim
Është e vështirë të mbledhësh një familje të tërë për drekë dhe akoma më e pamundur t’i përfshini anëtarët në procesin e të gatuarit. Por mund ta bëni të mundur këtë aktivitet të paktën një herë në kaq. Kërkimet sugjerojnë që ky aktivitet i ndihmon fëmijët të jetojnë shëndetshëm. “Të ngrënit së bashku me familjen është një praktikë që shumë familje kudo në botë, duke përfshirë Japoninë po e gjejnë të vështirë ta bëjnë,” thotë Moriyama. “Por është një qëllim për të cilin ia vlen të përpiqeni sepse përfitimet shëndetësore potenciale për fëmijët duken të mëdha.”
4. Inkurajoni fëmijët të provojnë gjëra të reja.
Është e kuptueshme që prireni të gatuani gjërat që fëmijët tuaj duan më shumë ose që të paktën do të hanë pa bërë luftë. Duke patur këtë parasysh, si çdo praktikë tjetër, ideja e të eksploruarit dhe të provuarit të ushqimeve të reja është diçka që mund të realizohet me vështirësi por në këtë mënyrë i ndihmoni të bëjnë zgjedhje më të mira në moshë më të madhe.
5. Kthejeni vaktin në diçka argëtuese.
Nuk është e thënë të bëni botë çudirash, por qëllimi juaj duhet të jetë t’i bëni vaktet më interesante dhe qetësuese për fëmijët tuaj. Të ulurit në një tavolinë të pastër, në një kuzhinë të ndriçuar mirë dhe duke u përpjekur që stresi dhe tensioni të mos jenë kurrsesi të pranishëm, mund të mjaftojnë për të arritur qëllimin tuaj, shkruan portalb. Jo gjithmonë mund të kontrolloni humorin e fëmijëve tuaj por mund të kontrolloni tuajin. Vendosni që nuk do të krijoni drama dhe të shfaqni gjithnjë sjellje model për ta.
6. Zgjidhni ushqime të shëndetshme.
Të adaptuarit të zakoneve japoneze jo detyrimisht kërkon që të praktikoni dietat e tyre. Vaktet tipike japoneze konsistojnë në supa dhe proporcione modeste. Për shembull një vakt mund të jetë: një tas i vogël supë, një tas i vogël pilaf dhe ndoshta ndonjë proporcion i vogël me peshk dhe pak perime. “Konsumoni më shumë ushqime si perime, fruta, drithëra, bishtajore dhe yndyrna të shëndetshme,” shkruan Moriyama, “si peshk të pasur me acide të shëndetshme Omega 3 dhe më pak ushqime të proçesuara me sheqer apo kripë të shtuar. Kjo mënyrë të ushqyeri ka përmbajtje më të ulët të kalorive dhe është më e pasur me ushqyes.”
7. Kujtoni që jeni ju ata që drejtoni.
Së fundmi, kujtoni që si prindër jeni ju në ngarkim dhe vini në përdorim një qasje më autoritare. Kjo do të thotë që duhet të kërkoni shpjegime racionale dhe të bazuara në arsyetime ndaj fëmijëve tuaj. Sigurisht që kjo këshillë vlen përtej të ushqyerit, nëse kërkoni të rrisni fëmijë më të lumtur, të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Siç shkruan edhe Moriyama, “Është e mundur për… prindërit kudo në botë të ndërtojnë një ambjent për fëmijët i cili përveç të qenurit i mirë mund t’i frymëzojë të adoptojnë zakone që mund t’u përmirësojnë jetën sa më… të jetë e mundur.”.