Shkencëtarët shndërrojnë miun në gjuetar!

Shkencëtarët kanë arritur të transformojnë miun e padëmshëm në një makinë vrasëse, duke përdorur lazer për të manipuluar qarkun e trurit të brejtësit. Gjitari i vogël është kthyer kështu në grabitqar.

Miu, i cili shërben zakonisht si pre për gjitarët më të mëdhenj, u shndërrua dhe u bë kërcënues për krijesa të tjera.

Kjo erdhi si pasojë e përdorimit të një lazeri në trurin e tij që aktivizon dy grupe të neuroneve në “amygdala” (një masë trunore në hemisferën cerebrale që përfshin edhe përjetimin e emocioneve, sjelljet dhe motivimin).

Studimi është udhëhequr nga Ivan de Araujo, një neurobiologist në Yale University, për të përcaktuar nëse “amygdala” kontrollon sjelljen e gjuetisë, duke përdorur një proces të quajtur “optogenetics”.

Dy grupet e neuroneve sipas shkencëtarëve, janë përgjegjës për gjueti, ndërsa grupi tjetër ishte përgjegjës për sjelljen e ashpër.

Kur studiuesit ndezën lazerin, miu nisi sulmin ndaj çdo objekti në horizont, qoftë edhe objekte të pajeta, ndërsa kur drita fiket, miu u kthye në gjendje normale.

SHKARKO APP