Shkodra merr ”Bronze Award” për turizmin e qëndrueshëm, Benet Beci: Nga Liqeni te Alpet në harmoni me natyrën
Shkodra është vlerësuar me “Green Destinations Bronze Award”, një certifikim ndërkombëtar që njeh angazhimin e destinacioneve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili e cilësoi këtë vlerësim si një arritje të rëndësishme për qytetin dhe një hap përpara në promovimin e tij në tregun ndërkombëtar të turizmit.
Sipas Becit, certifikimi vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Shkodër gjatë procesit të aplikimit dhe certifikimit. “Green Destinations International” është një rrjet ndërkombëtar që mbështet destinacionet e angazhuara për qëndrueshmërinë dhe turizmin e përgjegjshëm, me mbi 600 destinacione të përfshira nga 60 vende të botës.
Postimi i plotë
Krenar që Shkodra është vlerësuar me “Green Destinations Bronze Award”, një njohje e rëndësishme ndërkombëtare për angazhimin tonë në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe në harmoni me natyrën, kulturën dhe komunitetin.
“Green Destinations International” udhëheq rrjetin më të madh botëror të destinacioneve të angazhuara për qëndrueshmëri, ku janë përfshirë mbi 600 destinacione nga 60 vende të botës.
Një falënderim i veçantë për Drejtorinë e Turizmit në Bashkinë Shkodër, për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe certifikimit. Nga Liqeni i Shkodrës në Alpe, nga Shiroka e Zogaj në Theth, nga qendra historike në Velipojë, Shkodra ofron një përvojë unike, ku ndërthuren natyra, trashëgimia dhe jeta lokale.
Ky certifikim e vendos Shkodrën edhe më fuqishëm në hartën ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm, duke rritur besimin dhe interesin e vizitorëve nga e gjithë bota. Një arsye më shumë për ta vizituar, përjetuar dhe zbuluar Shkodrën!
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5031

