Shkodra në emergjencë, ushtria e bashkia punojnë pa ndërprerje për zhbllokimin e rrugës Gimaj–Theth

Që në orët e para të mëngjesit, forcat dhe mjetet e Ushtrisë, së bashku me ekipet e Bashkisë Shkodër, ndodhen në terren në fshatin Gimaj – Theth, në Njësinë Administrative Shalë, për të zhbllokuar segmentin rrugor të bllokuar nga shembja e masiveve të gurëve.

Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndërhyrjet kanë nisur që dje dhe ekipet kanë punuar deri në orët e vona të pasdites, duke vijuar edhe sot pa ndërprerje me qëllim normalizimin e situatës. Mjetet e rënda janë angazhuar për pastrimin e plotë të rrugës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt për banorët dhe vizitorët.

Autoritetet lokale theksojnë se operacioni do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të lëvizjes në këtë segment malor, i cili është një nga nyjet turistike dhe lidhëse më të rëndësishme të zonës së Thethit./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?