Shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, Rama: 350 nxënës mësojnë në ambiente moderne
Lajme E Mërkurë, 10 Shtator 2025 12:48
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga shkolla e rikonstruktuar “Fadil Gurmani” në Elbasan.
“Mbi 350 nxënës dhe mësues të Shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

