Shkon në SPAK ish-presidenti Bamir Topi
Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK. Mësohet se ish-presidenti do të pyetet si person ne dijeni lidhur me çështjen e 21 janarit.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Topi ka folur për mediat por pa zbuluar detaje nga çështja.
“Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam fillur vazhdimisht për 21 janarin në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është process nën hetim nuk them dot më shumë se kaq. SPAK heton për të dalë tek e vërteta”, tha Topi.
Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.
KOHA JONË SONDAZH

