Shkrihet kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës do të zhvendoset drejt Tiranës.

Vendimi mban datën 23 janar 2026 dhe është firmosur nga drejtorja e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt dhe Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të germës d), të nenit 28 te Ligjit nr. 9000, date 30.01.2003 “Per organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, nenit 9, pika 2, germa c) te ligjit nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, Ligjit nr. 9154, date 06.11.2003, “Për arkivat” dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike tê sherbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimin Nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësite e sektorit publik”, i ndryshuar dhe në vijim te Urdhrit Nr.1, date 03.01.2024 te Drejtorit te Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, me qellim përmirësimin e organizimit te punës, rritjen e eficiencës së strukturave te Agjencisë Shtetërore te Kadastrës dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilesër,

URDHËROJ:

1. Zhvendosjen e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

2. Zhvendosja e ambienteve te punës sipas pikës 1 te këtij urdhri te përfundojë brenda datës

31.01.2026.

3. Ngarkohen Drejtoria Vendore e ASHK Vlore, si dhe Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Sistemeve dhe Drejtoria e Investimeve dhe Sherbimeve, në Drejtorine e Pergjithshme, per zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në vendimin e firmosur nga drejtori i përgjithshëm drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Lorena Goxhobelli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?