FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkrihet komisariati i Sarandës, AMP jep detajet e operacionit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje për operacionin që solli shpërbërjen e Komisariatit të Sarandës, pas arrestimit të krerëve të tij.

Në pranga ranë Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Ndaj tyre rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale: “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të kryera në bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale. Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës”, thuhet në reagimin e AMP.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?