Shoferë, kujdes! “Rrugorja” po ju vëzhgon me kamera e dronë, qindra gjoba në Tiranë për 72 orë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet dhe gjatë 72 orëve ka lëshuar mbi 200 gjoba. Mes tyre, 60 masa ishin për ata shoferë që nuk respektojnë radhën në trafik.

Ndërkohë për shkelje të rënda të Kodit Rrugor janë arrestuar dhe proceduar penalisht gjithsej 23 persona ndërsa është detyruar ngritja me karrotrec e 19 automjeteve. Po kështu në raport me numrin e gjobave do t’u hiqet patenta për 1 vit.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur ndjeshëm praninë e shërbimeve në terren, duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset kryesore, dytësore dhe nyjet lidhëse të kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, gjatë 72 orët e fundit janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative si më poshtë:

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 101 masa;

Mosvendosje e rripit të sigurimit – 80 masa;

Mosrepektimi i rradhës në trafik- 63 masa.

Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:

  • janë arrestuar/proceduar penalisht 23 shtetas;
  • janë ngritur me karrotrec 19 automjete.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?