FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoqërimet e protestuesve, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim ndaj policisë

Avokati i Popullit, Endri Shabani ka vizituar protestuesit e shoqëruar në polici pas përplasjes që u shënua përballë Kuvendit. Shabani tha se janë të shqetësuar nga pamjet e shoqërimeve dhe se do të nisin hetim për sjelljen e policisë.

“Shkova brenda u interesova për të drejtat e ndaluarve, me çfarë statusi janë. Kërkesat që kishit ishte që nuk iu lejohet avokati. Ende nuk iu është caktuar statusi me të cilin janë ndaluar. Në momentin që nuk është caktuar statusi.

Kemi nisur hetim për sjelljen e policisë. E drejta për të protestuar është kushtetuese. Jemi të shqetësuar nga videot, do ta hetojmë do rekomandojmë masa nga i pari deri në fund të zinxhirit të vendimmarrjes. E drejta për të protestuar nuk mund të kufizohet. Do mbarojmë hetimin, por në këtë fazë ato video janë shqetësuese”, tha Shabani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?