
Pas shoqërimit nga policia të Dritan Goxhajt dhe Edison Likës, protestuesit janë zhvendosur drejt Drejtorisë së Policisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër uniformave blu. “Polici e krimit”, kanë brohoritur qytetarët, duke kundërshtuar shoqërimin e dy protestuesve, të cilët më herët kishin refuzuar të merrnin fletët e gjobës gjatë tubimit përpara Kryeministrisë. Situata vjen pas përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa tensionet vijojnë edhe pas zhvendosjes së qytetarëve drejt Drejtorisë së Policisë.
Lexoni edhe:
Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë