Shpërthen bombola e gazit në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen 3 punëtorë
Një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (9 shtator). Sipas burimeve për rtsh.al, në karburant ka shpërthyer një bombol gazi gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet, duke shkaktuar dëmtimin e tre punëtorëve. Të tre punëtorët po marrin aktualisht ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Situata paraqet rrezik të shtuar për shkak të pranisë së lëndëve djegëse në ambientet e karburantit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë vendosur një perimetër sigurie.
Zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës së rrezikut.
Informacionet janë paraprake dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim lidhur me shkaqet dhe pasojat e ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak
Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3972

