Shpërthen bujqësia, në 2014-n u krijuan kompani sa për tetë vite bashkë
Orientimi i investimeve në bujqësi, një tendencë që ka shpërthyer vitin e fundit është reflektuar dhe në regjistrin e ndërmarrjeve të publikuar nga INSTAT. Sipas statistikave të INSTAT, në vitin 2014 janë krijuar 1031 ndërmarrje të reja në fushën e bujqësi, peshkimit dhe pyjeve, duke u katërfishuar, në raport me 259 ndërmarrje që ishin hapur në 2013. Duke e bërë krahasimin me dekadën e fundit, në 2014n janë krijuar aq kompani bujqësore sa në tetë vite bashkë 20062013. Në total, numri i ndërmarrjeve bujqësore në fund të vitit 2014 ka arritur në 2260, raporton Monitor.
Në raport me sipërmarrjet në total në vend, ato zënë gjithsesi një peshë shumë të vogël, prej vetëm 2% të totalit. Me maturimin e shumë sektorëve, veçanërisht dytre vitet e fundit ka mjaft biznesmenë shqiptarë, që në fushat e tyre të veprimtarisë, kanë suksese dhe kanë krijuar kapitale të lira, po synojnë të gjejnë rrugë të reja për të investuar kapitale, pasi në fushat ku ata veprojnë nuk kanë më të njëjtën dinamikë investimi. Këtu bëjnë pjesë, në radhë të parë ndërtues, të cilëve u është ulur dinamika e ndërtimit, për hir të ngopjes së tregut të banesave, vështirësive të marrjes së lejeve të ndërtimit, etj. Ndër alternativat që ata zgjedhin janë kryesisht fusha e bujqësisë, kryesisht investime në perime, vreshta e pemëtore dhe mbajtje të blegtorisë, përfshirë edhe investime në industritë përpunuese të ushqimeve.