“Shpërthen” Land Hysi: Krenaria një vrimë në ujë!

 

Këngëtari Landi Hysi nuk ka duruar dot më dhe ka shpërthyer me anë të një statusi lidhur me krenarinë. Një mesazh i shkurtër dhe i qartë është ajo e përcjellë në rrjetin social Instagram, për të cilën ka marrë edhe shumë mbështetje nga miqtë e ndjekësit.
“Asnjë nuk e do! Asnjë nuk e pëlqen! Të gjithë e përçmojnë dhe i neverit qoftë edhe një shprehi e vogël e krenarisë.  Në ka diçka që madje as familjarët e tu nuk do t'a durojnë dot, ajo është? E gjete! Krenaria”  Ndoshta, me raste ose shpesh keni thënë ose dëgjuar të thonë: Ajo/ai ka p*rdhë.  Upupupuuu sa inat e kam këtë! Vdekje! Shi mër shi, kur u bë dhe kjo/ky! Cilësohet si një nga 7 mëkatet vdekjeprurës në Bibël!  Krenaria është e kundërta e gjithçkaje pozitive. Një antivlerë e vërtetë. Garanci e përjetshme që do të të shkatërrojë. Ti je aq qorr e i verbuar nën ndikimin e saj, saqë beson se edhe m*ti yt është ëmbëlsira më e mirë në botë. Ka qenë dhe mbetet një armik që duhet mbajtur larg e luftuar pasi në fund. Krenaria mbetet një vrimë në ujë, boshllëk, një kotësi e kotësive. Ky ishte mesazhi numër 3.”, përfundon postimin e tij artisti.

SHKARKO APP