Shpërthimi i fuqishëm te “Eida”, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Dyshohet se ka ndodhur në zyrat e pikës së karburantit
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 9 shtator, në pikën e karburantit ‘Eida’ në zonën e Brrylit në kryeqytet.
“Situata u vu në kontroll në pak minuta. Ka qenë shpërthim, jo zjarr. Dyshojmë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburantit. Zyra është djegur dhe pjesa përpara nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi. Kjo na bën të mendojmë se shpërthimi është në zyra. Shpërthimi ka ndodhur nga gazi. Shpërthimi vjen nga këto gjëra. Defektet teknike dhe problemet që mund të ketë pasur pika ne do t’i konstatojmë. Mund të ketë qenë dhe automjeti që ka goditur pikën e karburantit, ashtu siç na ka ndodhur para disa vitesh por ngelet për t’u parë. Policia po këqyr kamerat”, tha Goxhaj.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3976

