Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shpresë për Shqipërinë, Dr. Arjet Gega njofton nga SHBA lajmin e mirë për “luftën” ndaj koronavirusit

Lajme E diel, 22 Mars 2020 18:43
Shpresë për Shqipërinë, Dr. Arjet Gega njofton nga SHBA lajmin e mirë për “luftën” ndaj koronavirusit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia po evolon tashmë në të gjithë vendet që ka prekur, edhe në SHBA gjithashtu.

Në një lidhje me Skype për ABC News Dr. Arjet Gega, specialist i sëmundjeve infektive në Connecticut në SHBA, bëri një njoftim të rëndësishëm, për sa i përket testimeve për koronavirusin te pacientët e dyshuar, që sipas Dr. Gegës edhe Shqipëria i ka mundësitë për ta bërë këtë.

Ai tha se ekspertët amerikanë të shëndetësisë, aprovuan një lloj testi që do të përdoret për të dyshuarit.

Testi që do të aplikohet nxjerr rezultatin e të dyshuarve me Covid-19 brenda 45 minutave, dhe bëhet fjalë për një test të përdorur më parë për testimin e tuberkulozit.

Dr. Gega deklaroi se edhe Shqipëria e ka një kapacitet të tillë gjendje, dhe mund ta përdorë këtë për të bërë të mundur ndjekjen epidemiologjike në mënyrë edhe më agresive të pacientëve të dyshuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si po e menaxhojnë SHBA-të situatën?

Dr. Arjet Gega: Administrata amerikane u zgjua pak vonë por më mirë vonë se kurrë. Menaxhimi është kombinim i disa gjërave edhe në Amerikë, madje përfitoj nga trasti tju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe në Shqipëri dhe në Amerikë. Distancimi dhe vetëizolimi është mënyra e vetme për tu mbrojtur.         

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A duhet bërë testi vetem tek njerëzit që kanë simptomat, apo nëse është e mundur tek të gjithë?

Dr. Arjet Gega: Aktualisht në SHBA është e pamundur të testohen të gjithë pacientët. Aktualisht po testohen njerëzit që kanë simptoma, dhe ata që prezantohen në spital dhe ata që kanë patur kontakt me ata që janë diagnostikuar me koronavirusin. Ndërkohë dje një lajm shumë i mirë u njoftua, ekspertët amerikanë por edhe ata europianë, aprovuan një lloj testi që do të aplikohet.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 10 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 10 orësh

Avantazhi i këtij lloj testi është sepse rezultati i testit del brenda 45 minutave. Benefiti tjetër është se shumë spitale këtë lloj testimi, këtë lloj makinerie e kanë tashmë gjendje në depot e tyre sepse është përdorur në testimet e tuberkulozit më përpara, kështuqë mjaftojnë vetëm kitet.

Në dijeninë time edhe në Shqipëri kjo makineri ekziston kështu që kapaciteti për testim mund të zgjerohet shumë shpejt. Me sa kam parë Shqipëria i ka vënë të gjitha vezët në izolimin social ndërkohë që testimi  ka ngelur pak mbrapa.

Duhet bërë përçapje shumë serioze që të testohen njerëzit e prekur, jo të gjithë pacientët duhet të shkojnë tek infektivi, duhet të ketë mënyra apo metoda që këta pacientë të testohen edhe në mënyrë ambulatore dhe më pas bëhet edhe më agresive ndjekja epidemiologjike dhe karantina.

Si ju duket se po menaxhohet në Shqipëri situata me koronavirusin nga ana sociale?

Dr. Arjet Gega: Mesazhi im i parë është për popullin shqiptar, duhet bërë vetëizolimi personal në shtëpitë e tyre. Çdo familje duhet ta trajtojë veten si një  njësi dhe çdo person që vjen nga jashtë duhet të  trajtohet si një i huaj.

Çdo njeri duhet të shohë veten e tij sikur është i infektuar dhe të përpiqet të mos infektojë të tjerët. Shqiptarët në njëfarë mënyrë janë ndërgjegjësuar edhe pse nuk jam dakord me ato fashat e përcaktuara të lëvizjeve sepse njerëzit dynden nëpër tregje, nëpër supermarkete në ato orë të përcaktuara.

Kjo situatë mund të na paralizojë si shoqëri për më tepër mund të paralizojë sistemin shëndetësor nëse nuk e kontrollojmë mirë situatën. Në Shqipëri dihet kapaciteti shëndetësor ndaj është shumë e rëndësishme që njerëzit ta marrin shumë seriozisht këtë situatë.

E vërteta është që në të gjithë vendet që ka prekur ky virus ka një pikë ku përkeqësohet situata dhe më pas përmirësohet, edhe për Shqipërinë do të ndodhë e njëjta gjë.

Etiketat e lidhura

Arjet Gegaspecialist
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.