Shqipëria, 100 vjet më parë si ka qenë (foto)
Shqipëria ka qenë e bukur edhe një shekull më parë, e kjo është e dokumentuar me foto të ndryshme. Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka postuar në profilin e tij disa foto nga Durrësi i vitit 1914, Shkodra, Tirana, dhe Vlora në vitet të ndryshme ato 20 dhe 30. “Vini re sa shtëpi të bukura, të gjitha me bahçe e me pemë, të ndara me hapësirë nga njëra-tjetra. 100 vjet më parë!”, shkruan Ikonomi. “Arritja e Princ Vidit në Durrës, 7 mars 1914. Foto e marrë nga një kënd i veçantë. Në atë kohë në Durrës kishin ardhur plot korrespondentë të huaj dhe nga ajo datë ka plot fotografi”, është një tjetër shpjegim për fotot e shpërndara.