Shqipëria 17 vjet në NATO, Presidenti Begaj: Vendi ynë faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan:

Sot, 17 vjet Shqipëria në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin tonë Euroatlantik.
Si aleancë e vlerave demokratike, NATO është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapesiren Euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e saj.
Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura!
Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
#WeAreNATO

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?