Shqipëria, 67 vjet anëtare e UNESCO-s – tetë pasuri në listën botërore

Më 16 tetor 1958,  Shqipëria u bë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim,  Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke u angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Me 193 vende anëtare,  UNESCO mbron pasuri të paçmueshme që dëshmojnë jetën njerëzore në rrjedhën e shekujve. Shqipëria kontribuon me tetë pasuri në listën e trashëgimisë botërore – materiale dhe jomateriale – që përfaqësojnë tharmin e kulturës dhe natyrës vendase.

Në listën e pasurive të regjistruara si trashëgimi botërore figurojnë, Butrinti – për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake, Berati – qyteti i një mbi një dritareve,  për vlerat arkitekturore dhe historike, Gjirokastra – qyteti i gurtë,  simbol i trashëgimisë arkitektonike shqiptare, Liqeni i Ohrit – liqeni më i thellë në Ballkan,  me biodiversitet të pasur,  Lumi i Gashit dhe Rrajca – pjesë e pyjeve të hershme të ahut në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?