Shqipëria “all inclusive” në klipin e yllit botëror (VIDEO)

Ylli i famshëm britanik, Jonas Blue ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me William Singe, “Mama”, që deri më tani ka marrë mbi 2.1 milion shkime.

E veçanta e kësaj kënge, është se Dj dhe producenti britanik ka zgjedhur bregdetin e bukur shqiptar për klipin e këtij projekti muzikor, duke bërë kështu një promovim të mrekullueshëm të vendit tonë.

Por në klipin e kësaj kënge është e pranishme edhe modelja bukuroshe, Oriola Marashi, e cila duket e sensacionale në këtë projekt të artistit të disa hiteve muzikore si  “Fast Car”, “Perfect Stranger” etj. Pjesëmarrës është edhe Fatmir Hysenbelliu.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qPTfXwPf_HM” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP