Shqipëria dhe Maqedonia, në garë për të tërhequr Nissan
Prodhuesi Japonez i automjeteve, Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, teksa po kërkon të tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove. Mirëpo po ky interes ka vënë para një gare të forte shtetet e Ballkanit, sidomos Shqip, sidomos Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Monitor ka mësuar se drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend. Vendi i shqiponjave vlerësohet me shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulta të transportit nga Porti i Durrësit. Veç këtyre parku i ri logjistik, multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin.
Por edhe pa këto facilitete infrastrukturore, Maqedonia këtë rast është një konkurrent mjaft i fortë. Taksat më të ulta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e bën avantazhues sidomos për investimin në fjalë.
Prodhuesit e makinave sidomos pas krizës së vitit 2008 janë vënë në kërkim të tregjeve që ofrojnë kostot të lira. Por për Ballkanin është Serbia më favorite për shkak se edhe burimet njerëzore për këto investime janë parë më të përshtatshme.
Por Serbia sidomos vitin që shkoi e ka shtuar agresivitetin në mbështetje të investitorëve të huaj, duke subvencionuar investitorët me më shumë se, 11 mijë euro për çdo vend të ri pune të hapur. Pikërisht për këtë arsye kompania italiane e prodhimit të këpucëve Geox, hapi njësinë e prodhimit, pikërisht në Serbi. Për shkak edhe të masave shtrënguesve që kanë çuar në rritjen e disa taksave Shqipëria po humb konkurrencën rajonale për investimet.