Shqipëria do të mbizotërojë rajonin
Shqipëria pritet që të jetë një nga vendet me pozicionin më të mirë në rajonin e Ballkanit. Kjo, falë projekteve energjitike. Kështu shkruan “Vestie”, në një analizë të gjatë. Sipas saj, projektet energjitike do ta nxjerrin shqipërinë nga fundi i tunelit. Shqipëria për këtë, mbështetët fuqishëm edhe nga aleatët Perëndimorë, NATO, BE dhe SHBA. Vestie përmend projektin TAP, prapa së cilës, sipas saj fshihen interesat e SHBAsë. Në tre vite, Shqipëria do të përfitojë 400 milion euro nga ky projekt. Ky projekt fillimisht nuk ishte favorit, por ai arriti që të triumfonte ndaj “Nabucco”, që do të favirozonte Beogradin. Gazi azer do të arrijë kështu në europë, nëpërmjet Shqipërisë, përveç Greqisë dhe Turqisë. Dhe, nëpërmjet vendit tonë, do të shpërndahet në vendet e tjera ballkanike, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Bosnje Hercegovinë. Në këtë projekt natyrisht që Tirana ka mbështetjen e Uashingtonit, që e sheh Shqipërinë si një aleat të besueshëm.
Shqipëria shihet si një aleat besnik ndaj NATOs dhe SHBAsë dhe nuk ka asnjë lidhje me rusinë. Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në një krizë të rëndë ekonomike, Shqipëria shpreson për një mrekulli ekonomike dhe shpreson që rritja të jetë të paktën 3%. Për më tepër që shqipëria pritet që të nisë shumë shpejt bisedimet me BEnë për anëtarësimin dhe kjo do të bënte që të kishte përfitime të tjera në investime, si në ndërtimin e rrugëve, aeroportëve dhe fushave të tjera të infrastrukturës. Analistët megjithatë, thonë se Shqipëria vazhdon të mbështetet ende, edhe në ekonominë mafioze. Shqipëria përfaqëson interesat e SHBasë në Ballkan. Dhe, shumë shpejt Serbia mund të varet nga Shqipëria për gazin. Për këtë arsye, ajo duhet të rregullojë marrëdhëniet me Tiranën dhe të zgjidhë disa çështje pezull. Pozicioni i Serbisë tashmë është bërë i pakëndshëm, sidomos pas dështimit të projektit rus, “South Stream”.
Marrë me shkurtime nga "Vestie"