Shqipëria drejt DCO-së, forcohet bashkëpunimi digjital. Sekretarja AlYahya pritet nga Rama
Shqipëria po avancon drejt anëtarësimit në Organizatën për Bashkëpunim Digjital (DCO), ndërsa kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretaren e Përgjithshme të organizatës, Deemah AlYahya. Vizita zhvillohet në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe synon të forcojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe DCO-së në fushën e zhvillimit digjital.
Gjatë takimeve pritet të prezantohen progresi dhe rezultatet e Shqipërisë në transformimin digjital, ndërsa në fokus do të jenë edhe hapat e mëtejshëm që lidhen me anëtarësimin në organizatë.
Një tjetër element i rëndësishëm i vizitës është mbështetja politike në nivel të lartë për procesin, në një kohë kur Shqipëria synon të konsolidojë pozicionin e saj në nismat ndërkombëtare për ekonominë dhe teknologjinë digjitale.
DCO synon të nxisë përfshirjen digjitale, të ngushtojë hendekun teknologjik dhe të krijojë më shumë mundësi për vendet, bizneset dhe qytetarët.





