Shqipëria, e 35-a në Evropë si markë turistike

50 Renditja është bërë nga kompania „Bloom Consulting“, e cila në rang global e vendos Shqipërinë në vendin e 97-të, nga 180 vende.

Sipas këtij raporti, në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur katër vende.

Sipas raportit, të cilin e citojnë mediat në Tiranë, strategjia e markës së Shqipërisë ka rezultuar të jetë e pasuksesshme dhe performanca në mediat sociale mbetët e ulët.

Në rajonin e Evropës Juglindore Shqipëria ka mbetur në vendin e 10-të, e ndjekur nga konkurrentët kryesorë, Serbia dhe Mali i Zi.

Kërkimi tregon se Shqipëria merr një shumë të konsiderueshme të të ardhurave nga turizmi dhe rritja është pak më e lartë sesa mesatarja rajonale në Evropën Juglindore.

Kërkimi gjithashtu thekson se potencialet turistike të Shqipërisë janë të lidhura ngushtë me elementet kryesore të markës së saj, si plazhet, gastronomia lokale dhe bizneset.

Kjo bazohet në kërkimet online që janë kryer rreth turizmit në Shqipëri gjatë periudhës qershor 2013 – korrik 2014./albinfo.ch/.

SHKARKO APP