Shqipëria kërkon investitorë japonezë, Spiropali udhëheq takimin

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim zyrtar me Misionin e parë të Organizatës për Tregtinë e Jashtme të Japonisë (JETRO), agjencia shtetërore japoneze për bashkëpunimin tregtar ndërkombëtar.

Gjatë takimit, Spiropali theksoi mundësitë për rritjen e investimeve japoneze në Shqipëri dhe fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Ajo nënvizoi potencialin e vendit në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë e rinovueshme, turizmin, manifakturën dhe inovacionin, duke e bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Japoninë, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe rritjen e investimeve strategjike”, deklaroi Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi vjen në një moment kur Shqipëria synon të rrisë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare dhe të tërheqë partnerë strategjikë për zhvillimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?