Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

Importi i mishit nga Brazili në Shqipëri do të ndalohet duke nisur nga 3 shtatori. Vendimi vjen pas qëndrimit unanim të ekspertëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanë ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e medikamenteve veterinare që synojnë rritjen e masës muskulore te kafshët.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i ka përcjellë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit udhëzimin për marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e vendimit. Në dokumentin drejtuar AKU-së kërkohet gjithashtu që tregtarët të informohen për ndalimin e importeve nga Brazili.

Brazili ka qenë prej vitesh një prej furnizuesve të rëndësishëm të tregut shqiptar me produkte të mishit. Që prej vitit 2006, vendi amerikano-jugor ka luajtur një rol të konsiderueshëm në furnizimin me mish viçi, derri dhe pule.

Swiss Digital Desktop Reklama

Produktet e importuara nga Brazili nuk kanë shërbyer vetëm për konsum, por kanë qenë edhe një burim i rëndësishëm lënde të parë për industrinë shqiptare të përpunimit të mishit, duke ndihmuar në zhvillimin dhe zgjerimin e këtij sektori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me hyrjen në fuqi të masës së re, operatorët dhe tregtarët do të duhet të përshtaten me kufizimin e importeve dhe të sigurojnë furnizime nga tregje të tjera që përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?