Shqipëria në Bordin e Paqes nga Trump, McAllister: Vendim i mbështetur nga mazhoranca dhe nga opozita
Kreu i Komitetit për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, David McAllister i ndodhur në Tiranë, gjatë një konference ai u pyet nga gazetarët mbi vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.
Ai tha se nuk mund të flasë në emër të 27 vendeve të BE, por shtoi se vendimi i Shqipërisë për të marrë pjesë është mbështetur edhe nga opozita, edhe nga mazhoranca.
”Jemi në dijeni për vendimin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve të BE, është aty ka disa shtete që do marrin pjesë në Bordin e Paqes.
Shumica e shteteve të BE nuk janë të interesuar për të marrë pjesë, i pyetëm kolegët tanë përse është marrë ky vendim dhe është kuptuar që është një vendim që mbështetet si nga shumica dhe nga opozita, edhe në delegacionin tonë ka mendime të ndryshme dhe për Bordin e Paqes ka nga ata që janë pro, ka nga ata që janë kundër, tek e fundit kjo është demokracia”, tha McAllister.
KOHA JONË SONDAZH
Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?
Results
Vota totale: 4812

