Shqipëria në Bordin e Paqes, Spiropali: Moment historik, nuk është çështje partiake

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se pjesëmarrja e Shqipërisë,përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes, është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare.

Spiropali u shpreh se pak ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama një ftesë të pazakontë, e cila, sipas saj, e pozicionon Shqipërinë si anëtare themeluese të një mekanizmi të ri ndërkombëtar të quajtur Bordi i Paqes.

“Një ftesë që nuk është e zakonshme dhe që e pozicionon vendin tonë si anëtare themeluese të një mekanizmi të ri ndërkombëtar. Jo për të marrë pjesë formalisht, por për të qenë e ftuar përtej simbolikës, për të qenë aty që në fillim në ndërtimin e këtij mekanizmi. Kjo ka rëndësi”, tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi se kjo çështje nuk duhet parë si një debat partiak apo si përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo nuk është çështje partie. Nuk është çështje mazhorance apo opozite. Kjo është çështje e shtetit shqiptar dhe e mënyrës sesi ne e kuptojmë veten dhe rolin tonë në botë”, u shpreh Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?