”Shqipëria në duart e karteleve të drogës”, Berisha: Janë ata që dërgojnë emisarë të qeverisë drejt Arubës

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e lidhur situatën në Shqipëri me veprimtarinë e karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kreu i PD-së iu referua edhe mesazhit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet ta harrojnë thirrjen për bashkëpunim në luftën kundër karteleve të drogës.

“Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio, në urimin për pavarësinë e Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, në rastin e Shqipërisë, “bashkëpunëtorët” e karteleve të drogës janë persona të lidhur me strukturat shtetërore. Berisha pretendon se bëhet fjalë për zyrtarë që, sipas tij, kanë pritur përfaqësues të kartelit të Sinaloas dhe për persona që kanë dërguar emisarë të qeverisë drejt Arubës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha ngre akuza edhe lidhur me atë që e quan dorëzim të territorit shqiptar në duart e mafies, duke iu referuar “523 projekteve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2782 (65%)
Jo 1501 (35%)

Vota totale: 4283