Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria pret për herë të parë konferencën e kartës rinore europiane, Gonxhja: Rinia është aseti ynë më i çmuar

Lajme E mërkurë, 10 Qershor 2026 15:06
Shqipëria pret për herë të parë konferencën e kartës rinore europiane, Gonxhja: Rinia është aseti ynë më i çmuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria ka mirëpritur për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare të Kartës Rinore Europiane, një aktivitet që mblodhi në Tiranë mbi 100 pjesëmarrës nga më shumë se 30 vende të Europës për të diskutuar mbi politikat rinore, mobilitetin, edukimin dhe mundësitë që u krijohen të rinjve përmes Kartës Rinore Europiane. Gjatë fjalës së tij në konferencë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi organizimin e këtij eventi në Shqipëri si një moment të rëndësishëm për vendin dhe një tregues të besimit që partnerët europianë kanë ndaj institucioneve shqiptare.

“Që Shqipëria pret për herë të parë Konferencën e Kartës Rinore Europiane përbën një moment të rëndësishëm për vendin tonë dhe një vlerësim të rolit në rritje që Shqipëria po luan në nismat europiane të dedikuara për të rinjtë. Prania e mbi 100 pjesëmarrësve nga më shumë se 30 vende europiane e shndërron këtë konferencë në një platformë të rëndësishme dialogu, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mbi politikat dhe mundësitë për të rinjtë në Europë”, deklaroi Gonxhja. Ministri tha se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me Bashkimin Europian dhe e lidhi këtë rrugëtim me aspiratën e hershme të shqiptarëve për integrimin europian. “Nga ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, sot vetëm një hap larg hyrjes zyrtare në Bashkimin Europian, kryelartë, jo me standardet e disa dekadave para, përmes një procesi jashtëzakonisht kompleks integrimi të merituar dhe të djersitur në qelizë”, u shpreh ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një pjesë të fjalës së tij, Gonxhja u ndal edhe te protestat e qytetarëve duke e konsideruar atë një tregues të lirisë së shprehjes në vend. “Edhe zëri i protestës që ka koinciduar me këtë event, është treguesi më legjitim dhe unanim i lirisë së panjohur ndonjëherë më parë këtyre anëve si sot, për të shprehur e demonstruar, për të menduar ndryshe, për të kërkuar e pretenduar më shumë, për pritshmëri që natyrshëm ekzistojnë nga e drejta e individit të lirë të flasë e bërtasë. Më dridhet mishi kur rikthej në mendje torturat dhe vuajtjet tona deri vonë, jo larg. Situata aktuale është medalje demokracie për qeverisjen e sotme, sikundër është një mundësi e re për të ritreguar vlerat tona dhe besnikërinë tonë për Shqipërinë”, tha ministri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për rëndësinë e organizimit të eventeve ndërkombëtare në Shqipëri, Gonxhja tha se vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për aktivitete të këtij niveli. “Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e partnerëve përmes potencialit të saj, mikpritjes dhe kapaciteteve në rritje. Vendi ynë dëshmon se mund të presë me sukses aktivitete të nivelit të lartë, duke krijuar hapësira për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 6 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 6 orësh

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së ministrit iu kushtua rolit të rinisë në zhvillimin e shoqërisë. Sipas tij, investimi te të rinjtë nuk është vetëm detyrim social, por një zgjedhje strategjike për të ardhmen. “Rinia është një nga asetet më të çmuara të shoqërisë, të Europës në rastin tonë, dhe një faktor kyç për emancipimin dhe përparimin e saj. Përkushtimi tek të rinjtë nuk është vetëm një përgjegjësi sociale, por një domosdoshmëri strategjike për ndërtimin e shoqërive më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe më inovative. Të rinjtë sjellin ide të reja, energji, kreativitet dhe një perspektivë të domosdoshme për përballimin e sfidave që vendi ynë dhe Europa has sot dhe që do të përballet në të ardhmen”, deklaroi Gonxhja.

Ai vlerësoi Kartën Rinore Europiane si një instrument që po krijon më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë në arsim, kulturë, jetën sociale dhe atë profesionale. “Përmes saj, të rinjtë përfitojnë akses më të gjerë në shërbime, aktivitete dhe eksperienca që kontribuojnë në zhvillimin e tyre personal dhe në pjesëmarrjen aktive në shoqëri. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes institucionale, Karta Rinore Europiane ka njohur një rritje të dukshme si në numrin e anëtarësimeve, ashtu edhe në përfshirjen e bizneseve të reja partnere”, tha ai. Gonxhja theksoi gjithashtu se nisma të tilla ndihmojnë në krijimin e lidhjeve mes të rinjve europianë dhe në ndërtimin e një identiteti të përbashkët europian.

“Karta Rinore Europiane promovon mobilitetin, përfshirjen dhe qytetarinë aktive, duke u mundësuar të rinjve të krijojnë lidhje përtej kufijve, të njohin kultura të ndryshme dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron hapësira europiane. Ne besojmë se çdo nismë që zgjeron horizontet e të rinjve dhe i afron ata me mundësi të reja është një investim strategjik dhe i drejtpërdrejtë në të ardhmen”, përfundoi Ministri.

Etiketat e lidhura

Blendi Gonxhja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.