Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, ministri i Mbrojtjes: Është qëndrim për sigurinë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për shpalljen e Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin. Për të rezoluta nuk është thjesht një dokument formal, por një qëndrim i qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

”Rezoluta e votuar sot në Kuvend nuk është një akt formal. Është një qëndrim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”,-shkroi Nufi. Ai kujtoi se regjimi iranian ka përdorur instrumente terroriste dhe mjete hibride për të shtrirë ndikimin e tij, përfshirë edhe rajonin tonë.

Ministri solli në vëmendje sulmin kibernetik të vitit 2022 ndaj institucioneve shtetërore, si dhe sulmin e fundit ndaj Parlamentit të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm ndaj një vendi anëtar të NATO-s. ”Në vitin 2022, Shqipëria u përball drejtpërdrejt me këtë kërcënim, përmes një sulmi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore. Sulmi i fundit ndaj Parlamentit të Republikës është një akt i papranueshëm ndaj një vendi anëtar të NATO-s”,-u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nufi theksoi se miratimi i rezolutës është një vendim që shkon përtej një teksti të thjeshtë parlamentar: “Sot nuk votojmë thjesht një tekst. Votojmë për sigurinë tonë, për aleancat tona dhe për parimet që mbrojmë”. Rezoluta, e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, u votua me 79 vota pro, ndërsa Partia Demokratike, ashtu siç kishte paralajmëruar, bojkotoi seancën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?