Shqipëria thellon bashkëpunimin me BE për çështjet e mjedisit, ministri Jaupaj: Me rëndësi për procesin

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj priti Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.

Jaupaj tha se në fokus të takimit ishte përshpejtimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë përmes përmbushjes së Kapitullit 27, që trajton çështjet e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.Gjatë takimit, u theksua rëndësia strategjike e këtij kapitulli si një nga më sfiduesit, por edhe më të rëndësishmit në procesin e anëtarësimit.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria po avancon me reforma ligjore, investime infrastrukturore dhe projekte të dedikuara për ekonominë qarkulluese, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të gjelbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jemi të angazhuar për të harmonizuar legjislacionin mjedisor me atë të BE-së dhe për të ndërtuar një ekonomi që respekton burimet natyrore, redukton ndotjen dhe promovon energjitë e rinovueshme”,-deklaroi ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jaupaj e cilësoi bashkëpunimin me Komisionin Europian një garanci të fortë që Shqipëria të ecën me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se, “projektet në fushën e mjedisit janë një ndër prioritetet kryesore në këtë rrugëtim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?