”Shqiponjat fluturojnë lart”, Presidentja Osmani: Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ekipin kuqezi për fitoren historike në Serbi. Ajo shkruan që sonte shqiponjat fluturuar lart, ku edhe vlerëson shpirtin luftarak të ekipit. ”Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë”,-shkruan Osmani. Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe në Serbi, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1. Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
KOHA JONË SONDAZH

