Shqiptarët besojnë tek SPAK-u dhe partneriteti me Amerikën

Një vrojtim statistikor i realizuar nga studiuesit Eduard Zaloshnja, Arjan Dyrmishi dhe Alaattin Ozde, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane, tregon se shumica e shqiptarëve vazhdojnë ta mbështesin reformën në drejtësi dhe kërkojnë që lufta kundër korrupsionit të mbetet prioritet kryesor edhe në pesë vitet e ardhshme.

Rreth dy të tretat e të rriturve kanë shprehur opinion pozitiv për reformën në drejtësi, ndërsa mbi 90% e tyre e konsiderojnë atë të domosdoshme. Megjithatë, vetëm një në katër qytetarë beson se reforma ka sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme. Zaloshnja theksoi se gjysma e të anketuarve janë të kënaqur me procesin e Vettingut, por shumë prej tyre mendojnë se në sistem vazhdojnë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Sa i përket institucioneve të drejtësisë, SPAK rezulton organi më i besuar nga qytetarët, me 70% mbështetje, i ndjekur nga Gjykata Kushtetuese me 58%. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e të anketuarve vlerësojnë se SPAK nuk ka realizuar mjaftueshëm sekuestrime ndaj pasurive të personave të përfshirë në korrupsion apo aktivitet kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anketa e zhvilluar në të gjithë vendin me mbi 1100 të rritur, evidenton shqetësime serioze lidhur me korrupsionin në sistemin e drejtësisë. 50% e pjesëmarrësve deklaruan se njohin dikë në familje ose rrethin shoqëror që ka dhënë ryshfet, ndërsa mbi 62% pranuan se do të konsideronin pagesë nën dorë për gjyqtarë apo prokurorë nëse kjo do t’i ndihmonte për të zgjidhur një problem.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?