Shqiptarët janë europianë, por janë pushtuar nga fetë e huaja

Nga Zef Shtjefni

Franca, Europa dhe Bota janë tronditur këto ditë nga vrasja e parameduara dhe gjakftohtë të terroristëve islamikë e thuajse të gjithë redaksisë së një reviste satirike në Paris. Por në ankth të madh është edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe thuajse të gjitha viset shqiptare, pasi organizata të ndryshme islamike, nga më të moderuarat e deri tek më radikalet, tashmë janë si në shtëpinë e tyre kudo tek ne dhe mund të luajnë me sigurinë dhe të ardhmen tonë, si të duan e kur të duan. Europa bujare i ka pranuar në shtëpi këta njerëz, të cilët vijnë nga ferri i vendeve arabe të luftës midis bandave, sekteve dhe organizatave të ndryshme terroriste islamike. Por sot ajo ndihet e sfiduar në shtëpi dhe jam i bindur se popujt dhe brezi i ri europian nuk do ta tolerojnë më paaftësinë, frikën, mendjeshkurtësinë dhe papërgjegjshmërinë e klasës së tyre politike në këtë drejtim. Ajo që pritet pas këtyre sulmeve, siç ndodhi dhe në rastin e 11 shtatorit në SHBA, është reagimi, por dhe mënyra e mjetet më të cilat ai do të bëhet. Shumë analistë thonë se më e mira do të ishte reagimi selektiv i policive perëndimorë për të goditur në shënjestër vetëm fajtorët, si dhe për të spastruar nga territori europianë ata që japin shenja kriminaliteti që në shkolla, ata që bëjnë vepra të ndryshme kriminale, ata që nuk integrohen me shoqëritë perëndimore, ata që përfitojnë nga toleranca dhe të drejtat e njeriut që garantojnë demokracitë tona, për të na futur thikën pas shpine. Reagimi më i keq do të ishte rimarrja e pushtetit nëpër Europë nga forcat politike radikale të djathta, të cilat me siguri jo vetëm do t’u mbyllnin dyert e Europës arabëve, por do të fillonin një spastrim masiv të vendeve të tyre nga gjithë myslimanët. Me të tilla ngjarje tragjike dëmi nuk po u bëhet vetëm europianëve, të cilët gjithsesi i kanë të gjitha kushtet e mundësitë për të reaguar e mbrojtur vendet e tyre. Por një dëm më i madh po u bëhet myslimanëve të mirë e të ndershëm, të cilët përbëjnë shumicën dhe punojnë e jetojnë në paqe me popujt mikpritës të Europës. Por e keqja është se këta nuk kanë as ide, as kurajë, as forcë të organizohen dhe të ngrihen kundër terroristeve të fesë së tyre.

Kadareja thotë se shqiptarët janë komb europian dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me racën arabe. E ka thënë sa e sa herë këtë i madhi Kadare. Por besoj se të gjithë e dinë se çfarë sulmesh ka pasur kundër ideve të tij brilante. Në Shqipëri, nën udhëheqjen e Sali Berishës janë instaluar organizata islamike të djallit e të birit. Fatos Nano i mblodhi çallmat dhe i përzuri nga Shqipëria. Por Saliu, me t’u rikthyer, u tha arabëve: hiqni çallmat e vini kollare. Dhe ata u dhjetëfishuan tek ne. U futën në të gjitha qelizat e jetës sonë, veshën djem e vajza me çallma, mjekra e ferexhe. Na mbushën kërcënueshëm sheshet e rrugët me militantë fetarë. Në çdo lagje e katund ngritën xhami pa leje. Ndërtuan disa shkolla e universitete arabe. Kërcënuan, vranë e mënjanuan parinë myslimane tradicionale e atdhedashëse shqiptare. Na përçudnuan, e po na tallën gjithë ditën haptazi simbolet tona kombëtare. Ngrenë me kashillëk në kupë të qiellit altoparlantët në çdo orë të natës, duke na e transformuar vendin në një geto arabe.

Bota shqiptare është shumë më e rrezikuar se ajo europiane, sepse është shumë më e pushtuar se ajo dhe ka një shtet shumë më të dobët se ajo për t’u përballur me këtë lloj pushtim. Nga ana tjetër, populli shqiptar ende nuk e ka kuptuar sa e si duhet, se përmes feve të huaja, po i futet gjarpri nën jorgan. Ai ka harruar se si e mësonin për këtë luftë rilindësit e vet. Ndaj siç dukën bathët, do të detyrohemi të rikthejmë përsëri në shesh Enverin. Qoftë larg, por me këtë kaos që ka instaluar e po na mbanë peng Saliu, asnjë lloj sigurie nuk ka për të nesërmen tonë në këtë vend. E keqja ka mbërritur të na futet aq thellë, sa t’ua eksportojmë edhe të tjerëve. Na kanë shpërlarë trutë e bindur, që të dërgojmë afro 200 bij e bija nënash shqiptare, e deri fëmijë të mitur, si mish për top në luftën e Sirisë. Imagjinoni se çfarë do të jetën në gjendje të bëjnë ata tek ne apo nëpër Europë,  kur t‘i kthejnë prej atij ferri! Shqiptarët myslimanë, bektashianë, ortodoksë e katolikë duket se ende nuk janë ndërgjegjësuar sa duhet, për të kuptuar se i përkasin një kombi, një racë, një trungu të përbashkët me Europën e qytetëruar. Asgjë nuk na lidh me botën arabe, përveç fesë që na imponoi pushtimi 500 vjeçar turk. Kaq i huaj sa ishte ditën e parë, aq i huaj ka mbetur në Shqipëri edhe Janullatosi. Atëherë, si mund të lejojmë që kultura, gjuha dhe feja e huaj të na kondicionojnë jetën, të na ndërrojnë gjuhën e zakonet tona të mrekullueshme, të na imponojë primitivizmin e shpellave arabe, në vend të kulturës tonë kombëtare dhe europiane! Pushtimi fetar sjellë të gjitha llojet e pushtimeve. Sjellë pushtimin kulturor, ideologjik dhe në fund edhe atë politik. 

SHKARKO APP