Shqiptarët në protestë, Rama me helikopter drejt Jugut
Në një kohë kur qytetarët shqiptarë protestojnë sot në ora 20.00 poshtë zyrës së tij në Tiranë, kryeministri Edi Rama do të jetë këtë fundjave në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë.
Por frika e protestave që e shoqërojnë ngado që shkon ka bërë që kryeministri të zgjedhë të udhëtojë me helikopter.
Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit. Ndërkohë që një helikopter tjetër vëzhgon zonën.