Shqiptari dixhital dhe shqiptari kompromisaxhi

Nga Mentor Kikia/

Sot mu desh të paguaj një gjobë.

Ndalova makinën në një vend ku nuk lejohet parkimi, ndonëse nuk bllokoja asnjë lloj trafiku. Vetëm 3.5 minuta, sa mora një dokukent diku.

Kur shkova gjeta dy policië. Kishin të drejtë, aty nuk duhej të parkoja. Policët u ndjenë keq që u duhej të më gjobisnin për 3.5 minuta, por thanë se s’kemi c’bëjmë.

“Qytetari dixhital”, ka dërguar foto tek “Komisariati dixhital” dhe unë po nuk të gjobita e paguaj vetë.

E clirova policin duke i thënë të bënte detyrën dhe ika.

Sa mirë – mendova – kur shteti funksinon kështu.

Qytetarët e ndërgjegjësur, që duan shtetin dhe drejtësinë, që nuk pranojnë abuzimin dhe shkeljen e rregullave.

Por edhe policia që sapo merr informacionin mbërrin brenda sekondave, atje ku informohet se ka ndodhur shkelja.

U ndjeva mirë, me gjithë gjobën që mora…

Por se c’mu kujtuan disa ndodhira të tjera.

P.sh: Përse ne shqiptarët nuk jemi kaq të ndjeshëm kur na vënë për të votuar një kandidat për deputet trafikant, apo një kandidat për kryetar bashkie të korruptuar?

Përse për një vend pune roje shkolle, mbledhin të dhëna për tërë fisin dhe ia çojmë partisë?

Përse për 10 mije lekë të qelbura, shesim votën, pa u menduar fare se kë sjellim në pushtet?

Përse kur duam të fitojmë pa merite një vend pune, kur duhet të fitojmë padrejtësisht gjyqin e pronave kundër komshiut apo vëllait, ne paguajmë nën dorë zyrtarët e gjyqtarët?

Përse kur komshiut i bie zjarri, para se të lajmërojmë zjarrfikësen e kemi mendjen të bëjmë video e ta dërgojnë tek “Jeta osh qef”?

Nëse edhe në majë të malit, fqinji është duke vdekur për bukë, ne nuk denjojmë ta ndihmojmë, por nëse ai do të ndërtojë kasollen e lopës pa leje, atëherë qytetari dixhital lajmëron menjëherë.

Më ndjeni, por këtë gatishmërinë për të bashkëpunuar, denoncuar, unë nuk e shikoj si ndërgjegjësim qytetar, por si shpërthim të genit të ligësisë, të cilin ne duhet ta kemi me tepri si popull.

S’jam i zemëruar për atë që bëjmë, por për atë që nuk bëjmë.

SHKARKO APP