Shtatë të vdekur dhe 11 të plagosur në përplasjen tragjike mes autobusit dhe kamionit në Turqi

Shtatë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën këtë të shtunë në një aksident të rëndë rrugor në Turqinë jugore, pasi një autobus ndërurban u përplas me pjesën e pasme të një kamioni të ndalur në autostradën që lidh qytetet Adana dhe Gaziantep. Sipas autoriteteve, kamioni ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, në momentin kur autobusi u përplas me rimorkion e tij rreth 90 kilometrave në perëndim të Gaziantepit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e përparme të autobusit të dëmtuar rëndë, ndërsa të gjitha viktimat dhe të plagosurit ishin pasagjerë të tij. Autoritetet po vijojnë identifikimin e tyre dhe punën hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, është marrë në paraburgim. Ndërkohë, policia ka mbyllur përkohësisht segmentin rrugor për të kryer veprimet hetimore dhe për të garantuar sigurinë e trafikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://halktv.com.tr/gundem/yolcu-otobusu-tira-carpti-otoyol-kan-golune-dondu-991262h

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?