Shtëpia e kthyer përmbys

Një ndërtues “i çmendur” në Brazil ka ndërtuar një shtëpi të kthyer përmbys – me çatinë në tokë e derën në majë të saj.

Por dritaret e dyert në banesën në Sao Mateus janë instaluar kokëposhtë vetëm për fasadë, pasi hyrja e vërtetë gjendet prapa ndërtesës. Vendi është kthyer në një pikë turistike për shumë njerëz të cilët ndalojnë për të bërë selfie përpara shtëpisë unike.

Ndërkohë që pjesa e jashtme e shtëpisë, e cila u zbulua dje, është e jashtëzakonshme, në brendësi rezidenca është tërësisht normale, me dhoma tradicionale.

Ndërtuesi i dalë në pension Valdevino Miguel da Silva, 65 vjeç, tha për Daily Mail: “Kam punuar për një kohë shumë të gjatë në industri sa që kur dola në pension doja të bëja diçka ndryshe dhe entuziasmuese”.

/Oranews

SHKARKO APP