Shtesa e pensioneve = 3 kafe në muaj …..!
Nga Edval Nuri
1- Pensionet më të ulta s’e kudo… !
Punoi gjithë jetën . Punoi nën dhunën e diktaturës. Punoi nën gjënjeshtrat e demokracisë. Punoi, puno,por asgjë s’fitoi. Kudo e sorollasin. Kudo e mashtrojnë. Kuptohet s’ja kanë më nevojën . I rritin pensionet 1.4- 2 %, Pak, shumë pak .
Dy shëmbuj nga mijra .
N. N punoi 30 vjetë në shtypshkronj. Në prani të karbonit e plumbit. Me gjithë shtesat e çdo viti tani merr 14.500 lekë . Shoku im i fëmijërisë Sh. D . që ka qënë Drejtor i Arsimit , fillimisht doli në pension me 8.000 lekë . Tani me shtesat merr18.600 mijë lekë . Pastruesja që doli më vonë në pension merr më tepër s’e 25.000 lekë. I vetmi” faj” i tij është s’e “nëna “ e ka lindur kohë më parë s’e pastuesja.
Në kuadrin e reformave kjo duhet parë !.
2-Edhe pse marrin më shumë jetojmë më keq !
Kjo ka të bëjë me inflacionin. Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standartin e jetesës. Të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000. Disa grupe njerëzish, për shembull ata që jetojnë me pension pleqërie nuk u rriten të ardhurat e tyre sa të balancojnë efektet e inflacionit. Kur ndodh kështu, standarti i jetesës ulet. Konkretisht tek ne.
Pagë nominalequajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale pra pensionet pothuajse rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit. Niveli i jetesës përcaktohet nga paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë.
Nga rritja e pensioneve tek ne përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit, 150 mijë janë pensionistë të fshatit. Rritja me 1.4% është e papërfillshme me rritjen e kostos të jetesës në të gjitha drejtimet. Problemi tjetër është se dhe parashikimet janë të “zymta
Nuk duhet mohuar fakti që shumë të moshuar janë mbartës të një përvoje shumëvjeçare, profesionale e jetësore. Përvojë që i transmetohet të rinjve dhe i bën ata më të nderuar dhe respektuar nga gjithë shoqëria. Shumë të moshuar edhe pse janë jashtë proçesit të punës, luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Në këto kushte ata duhen përkrahur, ndihmuar, jo vetëm nga familja, por dhe nga shoqëria e sidomos nga shteti. Të majtët duhet ta kenë të qartë se mbi 80% e tyre vazhdimisht ia kanë dhënë votat. Në këtë kushte dhe për vuajtjet në diktatures , duhen parë më me dashamirësi .
3 Por,çështë pleqëria ?
Pleqëria tek ne përputhet me moshën e pensionit Ajo fillon pas moshës 65 vjeç Pensioni na kujton se jemi duke u plakur. Humbet interesi për jetën. Është interesant se të moshuarit, kujtojnë ngjarjet e kaluara e harrojnë të tashmet. Bëhen tamahqarë në ushqim e ilaçe. Ajo vjen gradualisht pa e kuptuar e thellohet duke mos e pranuar. Kanë frikë nga vdekja. Por ka të tjerë, që e pranojnë vdekjen si një fenomen të pashmangshëm. Disa kanë një arsyetim mjaft optimist. Në një farë mënyre thonë, unë dhe vdekja nuk takohemi. Vdekja s’ka punë me mua, as kur jam gjallë, as kur vdes. Kur unë jam gjallë, ajo s’është. Kur vjen ajo, s’jam më unë!
I sheh në rrugë të krusur. I sheh në lulishte duke lozur domino apo letra. Disa i sheh të shtrirë, mos më keq. I sheh me trasta në dorë ,me nipër . I sheh dyerve të spitalit të sëmurë . Keq! Të këputet shpirti!
Ndoshta disa i quajnë të tepërt, harraq të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar lartë e poshtë, por kjo s’është e vërtetë. Po kush janë këtë haraq ? Ja ,ai atje që i bije kryq e terthorë Tiranës në vapë e në të ftohtë është një ish mësues me dy universitete. Ka punuar 40 vjetë në arsim duke zhvilluar 30.000 orë mësimi. Ka mësuar mijëra nxënës , që sot janë mjekë, bizesmenë, politikanë, petagogë e tjerë . Ky tjetri është një ish oficer, që mbrojti atdheun në shi e dëborë, tani punon kambist. I treti në minierë,ai në naftë, tjetri në shëndetësi. Të gjithë punojnë se nuk i del pensioni. Pra, pensionistët e sotëm kanë qënë arsimitarë , mjek , ekonomistë , punëtorë e inxhinierë të nderuar e respektuar që kanë drejtuar shkolla, ndërrmarje ,klinika e digastere. Shumë nga ata kanë qënë profesorë e doktorë të shkencave. Tani si mos më keq !
Eshtë e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj ,por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçre profesionale dhe jetësore që i transmetohet të rinëjve në forma nga më të ndryshmet dhe që i ben ata më të nderuar e respektuar për gjithë shoqërinë. Në dialektikë funksionon një ligj sipas të cilit e reja e mohon të vjetrën , por nuk e asgjeson plotësisht. Ajo merr pozitivet e të vjetrës dhe këto i çon përpara. Pra brezi i ri ka çfarë merr nga ata . Këto i ka për detyrë ta çoji më tej, ndryshe do mohohet zhvillimi. Ç’do brez hipën mbi shpatullat e brezit të vjetër e shih me larg.
Të nderuar politikanë dhe bizezsmen keni hipur mbi shpatullat tona dhe po shihni me larg ndryshe dhe ju do të kishit mbetur në vend. Ju keni një të drejtë, t’na kritikoni dhe ne, për këtë kërkojmë falje. Për çfarë ? Ndoshta dhe ne në moshën tuaj i kemi parë me syrin dhe mendjen që na shihni ju tani ,por kohërat kanë ndryshuar. Shoqëria e sotme është me e emancipuar. Humanizmi dhe mundësia ekonomike është në një shkallë më të lartë, prandaj mos na nënvleresoni se do t’ju dënojnë brezat e ardhëshem. E di mirë që vendi është në krizë, por kujdesi për pensionistët do t’ju pasurojë më tepër shpirtin tuaj se bashku me shpirtin tonë që është plakur, por që kërkon të jetojë.
Do te vije një ditë e një kohë që dhe ju do të plakeni. Duke u menduar ( pasi do të keni shumë kohë të lirë) do të kujtoni e të penduar do të thoni : S’i nuk i ndihmuam më tepër pensionistët kur mundësitë i kishim? Por atëhere do të jetë shumë vonë pasi ne do te jemi të gjithë në botën tjetër. Edhe pse jemi të pakënqaur e të dëshpëruar nga indiferentizmi juaj : Ne iu urojmë : Paçit një pleqëri të mbarë e jo si kjo e jona !