Shteti prapë në Arbitrazh, këtë herë nga “Bankers”

 

Një tjetër çështje arbitrazhi për shtetin shqiptar. Këtë herë është kompania e naftës "Bankers Petrolium", e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar paralajmëron nisjen e procesit në Arbitrazh Ndërkombëtar. Vendimi i kompanisë lidhet me bllokimin i llogarive të saj nga departamenti i Taksave 1 ditë më parë.

Ja njoftimi i plotë e Bankers:  

Përditësim mbi Vlerësimin mbi Taksat

"Bankers Petroleum Ltd. ka aplikuar për një vendim bllokimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë (ICC) për të siguruar mbrojtje ndaj zbatimit të vlerësimit mbi taksat i bërë publik më parë, deri në arritjen e një konkluzioni nga një palë e tretë audituese ndërkombëtare, siç është rënë dakord.

Bankers gjatë ditëve në vijim, pret të marrë një vendim në favor të tij për një bllokim të masës nga ICC, si vijueshmëri e fazës paraprake të aplikimit.

Më 19 nëntor, 2015, Bankers ka marrë njoftimin se departamenti i taksave shqiptare ka pezulluar përdorimin e llogarive bankare shqiptare të kompanisë që përdoren për të paguar furnizuesit lokalë në një përpjekje për të mbledhur një shumë prej 75 milionë dollarësh, një shumë e rritur kundrejt vlerësimit të deklaruar, prej 57 milionë dollarësh, për shkak të interesit dhe gjobave të aplikuara.

Bankers nuk mban një ekuilibër të rëndësishëm në llogaritë e tij bankare shqiptare dhe aktiviteti në fushë në Shqipëri vazhdon si zakonisht. Edhe pse nuk ka një njoftim formal mbi lëshimin e ndonjë vendimi nga gjykata e apelit shqiptare, Bankers supozon se gjykata e apelit shqiptare ka hedhur poshtë urdhrin e gjykatës shqiptare të lëshuar më 1 tetor, 2015.

Bankers do të informojë rregullisht tregun mbi vijëmësinë e procesit në ICC.

Vijueshmëria e procesit të auditimit ndërkombëtar nga pala e tretë vazhdon në përputhje me Termat e Referencës të nënshkruara më 25 Shtator 2015 me Agjensinë Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Një urdhër i ICC-së do të lejojë që procesi në tërësi të trajtohet në mënyrë të pavarur, në përputhje me parimet e pranueshme ndërkombëtare. Bankers pret që qeveria shqiptare do të pajtohet me çdo vendim ndërkombëtar dhe do të mbështesë rezultatin e procesit të auditimit të palës së tretë".

SHKARKO APP