Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shuhet Dhimitër Anagnosti, u këput edhe një yll nga yjësia e traditës së vezullimtë të artit tonë kinematografik

Kultura E hënë, 1 Shtator 2025 10:35
Shuhet Dhimitër Anagnosti, u këput edhe një yll nga yjësia e traditës së vezullimtë të artit tonë kinematografik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Dhimitër Anagnosti dorëzoij frymën e fundit, sot më 1 shtator 2025. Sot, Ditën Kremte të Krjimit, ai lë krijimtarinë e tij të mbetet krijuese, në çdo ëndje dhe ëndrr që ka ardhur të endi me krijim çdo rrahje zemre dhe përjetim çdo drithërimë shpirti.
U shua jeta e një njeriu, që gjithë jeta e tij ishte një mision i jetësuar në çdo puls dhe nerv jete, për të mbushur me dritën e shpirtit të shëmbëllimit tek vepra dhe vlera, te dinjiteti dhe integriteti personal dhe profesional, tek e bukura dhe e shprehshmja, në të gjithë format dhe trajtat më të ëndshme, tek misionarja dhe mëtimi, kumtimi dhe ngjizja, te gjithëaq arti ynë përfaqëson, është dhe mbetet.

U këput edhe një yll nga yjësia e traditës së vezullimtë të artit tonë kinematografik, të fjalës dhe mendimit të shuguruar në hyjnim për etje besimi dhe ëndje përfshirjeje. U shkëput nga caqet e kufishme të mundësisë që i dhamë, për t’iu bashkuar asaj eterne, në gjurmim të shpërthimit të një drite.
Në galerinë e emrave që kanë ndriçuar shpirtin shqiptar, Dhimitër Anagnosti zë një vend të veçantë, si mjeshtër i fjalës filmike, si dëshmitar i kohës, dhe si njeri që i dha artit tonë një thirrje të thellë, të ndjeshëm, të patrembur.

Nga Vunoi i gurëve dhe i kujtimeve, ai solli në ekranin shqiptar jo vetëm historinë, por edhe shpirtin e saj. Filmat e tij nuk ishin thjesht rrëfime, ishin pasqyra ku shoqëria shqiptare mund të shihte plagët, ëndrrat, dhe dinjitetin e vet. “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Në shtëpinë tonë”, këto nuk janë tituj, por kapituj të ndërgjegjes sonë kolektive. Për t’u shpërblyer jo vetëm me “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, por edhe me admirimin e atyre që punuan me të, atyre, të cilët gjetën strehë ndjenjash te akti i tij krijues.
Josif Papagjoni, një nga kritikët më të njohur të artit, e ka cilësuar Anagnostin si “kineasti më i shquar shqiptar, artist, estet, filozof dhe antropolog i imazhit filmik”. Ai e përshkruan si një hulumtues të shpirtit të njeriut shqiptar, një artist që lundron në thellësitë e këtij shpirti në kërkim të aventurës dhe të së panjohurës.

Anagnosti nuk ishte vetëm artist. Ai ishte qytetar. Në kohë të vështira, kur fjala kishte peshë dhe heshtja kishte kosto, ai zgjodhi të flasë. Si ministër, si deputet, si intelektual i angazhuar, ai mbrojti kulturën si një pasuri kombëtare, jo si dekor politik. Dorëheqja e tij nga posti qeveritar nuk ishte largim, por një akt i lartë morali, një kujtesë se arti nuk mund të jetë kurrë i verbër ndaj padrejtësisë.

Pas politikës, ai nuk u tërhoq në heshtje. Përkundrazi, themeloi Fondacionin “Fan Noli”, duke u bërë prapë zë i artit, i librit, i mendimit. Ai nuk kërkoi lavdi, por la gjurmë. Mbi 160 botime, dhjetëra autorë të rinj, dhjetëra dritare të hapura drejt botës.
Në jetën e tij, ai ndërtoi ura, mes traditës dhe modernitetit, mes kujtesës dhe shpresës. Në dashurinë e tij për Roza Anagnostin, në partneritetin e tyre artistik, gjejmë një shembull të rrallë të bashkëjetesës mes ndjenjës dhe krijimit.

Sot, kur na duhet të ndahemi me të. Nuk e bëjmë me trishtim, por me përulësinë e një përshpirtjeje dhe dorzaninë e një shpirti të epur një dorëzimi pa kushte, që ai jepet, i përkorë dhe i lartësuar në emrin që la, veprën që shndërroi në tempull, kontributin e çmuar, me të cilin na shpërbleu.
Dhimitër Anagnosti nuk është thjesht një emër në historinë e kinemasë shqiptare. Ai është një dritë që nuk shuhet. Një zë që vazhdon të flasë. Një kujtim që na bën më të ndjeshëm, më të mençur, më të njerëzishëm. Një zë i zëshëm në ndërgjegjen donë kolektive, do të mbetet më i zëshmi, sepse ai foli me shpirt dhe predikoi me zemër. Atë që pati si shërbestari e bëri detyrë apostujsh të shpirtit.

Mund t'ju interesojë

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Para 3 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 20 minutash
Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 1 ore

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 20 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.