Shuhet Fatos Nano, e diela shpallet ditë zie kombëtare. Homazhet shtetërore te Pallati i Kongreseve

Qeveria ”Rama 4” ka vendosur që dita e dielë ( 2 nëntor) të shpallet ditë zie kombëtare, në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar. Po ashtu homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve. Ish-kryeministri ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor. Problemet kronike respiratore e detyruan atë t’i nënshtrohej një trajtimi intensiv duke qëndruar përgjatë 24 orëve nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit. Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Njoftimi i plotë nga Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë

• 08:30-11:00-Homazhe publike
• 11:15-11:45-Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
• 12:05-Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?